Ministri Peci viziton fermerët në Kqiq të Mitrovicës
BKT
Foto/MBPZHR
Lajme

Ministri Peci viziton fermerët në Kqiq të Mitrovicës

Shqipe Gashi/RTKlive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon vizitat e tij në terren për të parë nga afër sukseset por edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë, për të cilat me angazhimin e përditshëm po punojmë në tejkalimin e këtyre vështirësive.

Sot, ministri Peci qëndroi për vizitë tek fermeri Ferki Tupella nga fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës.

Ministri e përgëzoi  fermerin Tupella për punën dhe angazhimin e tij në fermë dhe u shpreh se bujqit si puna e tij e motivojnë për angazhim maksimal në përditshmërinë e tij si Ministër i Bujqësisë.

“Ferkiu, përpos që është sinonim i bujkut të vyer, ai mbartë virtytet më të larta njerëzore, e bujqve të tillë që jetojnë me djersën e ballit, ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren”,  ka thënë ministri Peci.


MË SHUME NGA Lajme