Konjufca dhe Benjamin flasin për bashkëpunim të Kuvendit dhe NDI-së
BKT
Foto: Kuvendi i Kosoves
Lajme

Konjufca dhe Benjamin flasin për bashkëpunim të Kuvendit dhe NDI-së

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar drejtorin e NDI-së për Evropë, Robert Benjamin me të cilin biseduar për bashkëpunimin që Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe NDI kanë kultivuar midis tyre për më se dy dekada dhe përkrahjen që NDI ka ofruar në gjithë këto vite.

Përmes një njoftimi për media thuhet se kreu i Kuvendit theksoi se shumë arritje të Kuvendit janë shënuar falë mbështetjes së kësaj organizate partnere, duke kontribuuar në forcimin e kapaciteteve në shumë segmente të punës së legjislativit por edhe të demokracisë në Kosovë.

“Kryetari Konjufca dhe drejtori regjional i NDI-së diskutuan edhe për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushën e transparencës e të hulumtimeve parlamentare, në funksion të miratimit të ligjeve sa më cilësore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në takim morën pjesë edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe përfaqësues të tjerë të stafit të NDI-së në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme