Kryeministri Rama falënderon Rita Orën
BKT
Kulturë

Kryeministri Rama falënderon Rita Orën

RTKlive

Kryeministri Rama falënderoi sot këngëtaren me famë botërore Rita Ora, në rrjetet sociale ku ndau edhe një fotografi nga performanca e yllit të muzikës.

“Faleminderit kinge”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

E veshur edhe me flamurin kuqezi Rita Ora e nisi koncertin me këngën ‘Ritual’, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ Tiesto.

Ky Koncert u zhvillua falas në sheshin “Skënderbej”, me rastin e shpalljes së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, Rita Ora interpretoi këngët më të njohura të repertorit të saj në prani të mijëra të rinjve që kishin mbushur sheshin.

Rita Ora duke folur në gjuhën shqipe para dhjetëra qytetarëve që ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e saj, tha se “do të shijoj çdo minutë të këtij koncerti.

Ju falënderoj që keni dalë nga shtëpia sonte për të më ndjekur”.


MË SHUME NGA Kulturë