10:07 / 07.09.2022
Gërvalla: Kosova, e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Britaninë
F.Sertolli / RTKlive.com
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përmes një postimi në Twitter, e ka uruar James Cleverlyn për emërimin si sekretar i Shtetit për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe.
Ajo ka shkruar se Kosova është e përkushtuar ta forcojë miqësinë me Britaninë e Madhe.
“Urime James Cleverly për emërimin e tij si Sekretar i Shtetit të Britanisë së Madhe për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim. Kosova është e përkushtuar që të përforcojë miqësinë dhe partneritetin e fuqishëm me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.























