Konjufca priti Grupin e Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor
BKT
Lajme

Konjufca priti Grupin e Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor

Muharrem Miftari/RTKlive

Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkani Perëndimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë në mbështetjen që do ta ketë Kosova nga Lituania për anëtarësim në KE dhe integrimet euroatlantike.

Para gazetarëve kryesuesja e Grupit të deputetëve lituanezë, Laima Andrikienė, tha se Lituania mbështetë fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, si dhe në forcimin e konsolidimin të shtetësisë.


MË SHUME NGA Lajme