Nagavci: Grevistët duhet t’i paguajë SBASHK-u|Video
BKT
Lajme

Nagavci: Grevistët duhet t’i paguajë SBASHK-u|Video

Valbona Thaçi / RTKlive

(E plotësuar, ora 21:50) Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur edhe për çështjen e pagave që së fundi ishte bërë debat lidhur me atë se kush duhet t’i paguajë.

 Edhe për këtë javën e kaluar zyrtarët e qeverisë, përfshirë edhe ministrin Murati, kishte thënë se çështja e pagesë së grevistëve është e rregulluar me ligj dhe se pagat duhet të paguhen nga sindikatat.

“Shpresoj shumë që ata do t’i paguajë SBASHK-u sepse për atë arsye mblidhet anëtarësia, se çfarë kuptimi ka që SBASHK-u të merr nga 800 mijë euro, unë besoj që ata e kanë kalkuluar këtë dhe kanë llogaritur që mësimdhënësit që i kanë në greva do t’i kompensojnë me buxhetin e tyre. Po flasim për respektim të legjislacionit dhe specifikisht ligjit për greva i cili thotë se me rastin e organizimit të grevave pushojnë të gjitha obligimet të cilat dalin nga kontrata e punës dhe përmendet decitivisht përfshirë të drejtën për pagesë dhe po është një nen aty me poshtë të cilit po i referohen shumë shpesh thotë se askush nuk ka të drejtë ndëshkoj financiarisht”, tha ajo.

Sipas saj që nuk ka ndëshkim. “P.sh një mësimdhënës aktualisht po themi nuk i kryen obligimet e tij, nuk përgatit me kohe planin e punës ose nuk merr pjesë në një mbledhje, drejtorët është e përcaktuar në shumicën e raste ndalesa 2 përqind 3 për qind pra ti nuk merr asnjë ndëshkim dhe as një masë financiare ndaj askujt por respekton ligjin, ne kemi ardhur me premtimin që do të respektojmë ligjin, besimi na është dhëne që të jemi të përgjegjshëm të respektojmë ligjin dhe të përmirësojmë ligjet që nuk janë të mira dhe të punojmë bashkë për të përmirësuar të gjitha”, tha ajo.

Nagavci: Secila orë e humbur është dëm për fëmijët

(E plotësuar, ora 21:10) Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se secila ore e humbur është një dëm me shumë për fëmijët.

“Unë presë qe jo që nesër po qysh dje që edhe kryesja e SBASHK-ut të reflektoj të ndërpresë kërkesat e tyre dhe insistimin e tyre që mësimdhënësit të mos jenë me nxënësit e tyre, po ashtu edhe mësimdhënësit të mos humbin as një orë më shumë por të jenë bashkë me nxënësit në klasat e tyre”, tha ajo.

Nagavci: Vlera e koeficientit do të jetë 120 euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se me ligj vlera e koeficientit, nuk është caktuar, por sipas kalkulimeve ai do të jetë 120 euro.

“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo.

Nagavci: Gjatë javës në dëgjim publik projektligji për paga

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëri me dije se në projektligjin e ri të pagave mësimdhënësit janë trajtuar në mënyrë të dinjitetshme.

“Projektligji i ri për paga është në finalizim paraprak, gjatë javës së ardhshme besoj se do të jetë në dëgjim publik, koeficienti i ri për paga do të jetë edhe më i mirë”, tha ajo.

Sipas saj grupi punues i ka marrë për bazë të gjitha rekomandimet e saj duke eliminuar të gjitha kategoritë që ishin lënë anash në projektligjin që ishte miratuar nga qeveria e kaluar.

Nagavci: Nga fillimi i grevës nuk kam pasur takim me SBASHK-un

Arsimi në Kosovë ka hyrë në javën e dytë të grevës. Megjithë takimet që ka pasur këshilli grevistë i BSPK-së, përfshirë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deri më sot nuk është parë se dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që të ndalet grevën.

Mësimdhënësit, po kërkojnë që të ketë paga shtesë prej 100 euro deri në miratim të ligjit të pagave.

Qeveria e Kosovës, këtë fundjavë ka prezantuar pakon e re, në të cilën ka paraparë edhe shtesa për tre muaj nga 50 euro për zyrtarët publikë, por Këshilli grevist ka refuzuar këtë propozim, duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm dhe se nuk i plotëson kërkesat e tyre, raporton RTKlive.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sonte në “RTK Prime”, ka ftuar mësimdhënësit të iu kthehen shkollave.

“Arsimin ne e kemi prioritet, nuk e kemi në mënyrë deklarative, por e kemi dëshmuar, ftoj për reflektim. Dialogu nuk ka munguar, SBASHK-u gjithë i ka pasur dyert i hapur për dialoguar me mua. Çështjet që janë ngritur nga ata janë adresuar”, tha ajo.

Sipas saj, nga momenti që është paralajmëruar greva nuk kanë pasur më asnjë takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut. “Është shqetësuese se si është paralajmëruar greva”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme