“Voyage” sjell diskutimin për trajtimin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane
Shqipe Gashi/RTKlive
Këtë të diel në emisionin “Voyage” të autorit Korab Lecaj, do të trajtohet tema “Shqiptarët – Kosova në Perandorinë në Osmane”.
Në këtë diskutim do të ngritën disa pyetje fundamentale që lidhen me këtë periudhë shumë të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.
-Çka kishte në Kosovë, para se të ndodhte pushtimi osman?
- Si ishte struktura etnike para osmanëve?
- Çfarë thonë dokumentet osmane për regjistrimin e popullsisë pas pushtimit të trojeve shqiptare?
- A u islamizuan shqiptarët me dhunë apo me dëshirë nga osmanët?
-Pse shqiptarët u integruan në sistemin e Perandorisë Osmane?
-A kanë përparuar shqiptarët gjatë kësaj periudhe?
Në studio diskutojnë: osmanologët Iljaz Rexha e Agron Islami si dhe historiani Nuri Bexheti.























