15:34 / 08.09.2022
Osmani: Mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën
Presidentja Vjosa Osmani, pas lajmit për shqetësimet shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth II, ka shkruar në Twitter.
Ajo ka thënë se mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën.
“Në dritën e raporteve në lidhje me shëndetin e HM Mbretëreshës Elizabeth II sot, mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani.























