Lajçak dhe emisarët nga Gjermania e Franca kalojnë kufirin Kosovë-Serbi
Elmina Osmani & Afet Bela/ RTK
(E plotësuar, ora 14:00) Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, pas vizitës që i bënë Kosovës, kanë kaluar nëpër pikën kufitare të Merdaresë, ku më pastaj kanë kazhduar rrugën për Serbi ku do të takojnë liderët serbë.
Kurti: Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë për dialog |Video
(E plotësuar, ora 13:10) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për Politikë të Jashtme dhe Siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.
U theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.
Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
Ai falënderoi Lajçakun, si dhe këshilltarët Plötner dhe z.Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
"Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë aktorët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor ", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.
Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron drejtuar kryeministrit Kurti që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt.
Lajçak pas takimit me Kurtin: Patëm diskutim të thellë e të rëndësishëm
(E plotësuar, ora 12:20) Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar për media pas takimit dy orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Patëm takim për më shumë se dy orë më kryeministrin Albin Kurti ku disuktum për dialogun dhe për të sjellë një dinamikë të re në këtë proces dhe për ta quar më përpara”, tha ai , raporton RTK.
Sipas tij me Kurtin kanë pasur një diskutim të thellë dhe shumë dhe diskutim të rëndësishëm. “Besoj se ju e kuptoni se nuk mund të flasim në detaje sepse do të kemi një diskutim të ngjashëm sot më vonë me presidentin Vuçiq, prandaj këtë mund ta them tani sepse përfunduam pjesën e parë të misionit tonë”, theksoi ai.
Në fund të deklarimit të Lajqakut, nga gazetarët i kanë bërë pyetej këshilltarit gjerman, por ai nuk dha përgjigje.
Lajçaku dhe këshilltarët e Scholz e Macron fillojnë takimin me Kurtin
(E plotësuar, ora 10:02) Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, kanë arritur në zyrën e kryeministrit.
FOTO/ Elmina Osmani/ RTK
Takimi po mbahet i mbyllur për medie në qeveri, mediat u lejuan të marrin pamje vetëm në oborrin e ndërtesës së qeverisë.
Ndryshe dje kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar në lidhje me atë se çfarë pritet nga ky takim.

Kurti pret sot në takim Lajçakun dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron (Ora 08:28)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në ora 10:00, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.























