‘Hardh Fest’ shënoi edicionin më të suksesshëm
BKT
Kulturë

‘Hardh Fest’ shënoi edicionin më të suksesshëm

K. Kasumi/ RTKlive

"Hardh Fest" ka mbyllur edicionin më të suksesshëm, me mbi 100 mijë vizitorë për tri ditë e tri net të festivalit.

Me një numër prej mbi 100.000 vizitorëve për tri ditë e tri net sa ka zgjatur festivali, 'Hardh Fest' sivjet shënoi edicionin më të suksesshëm, me programin e pasur vreshtar, vertarë e të trashëgimisë kulturore dhe artistike që ishte përgatitur për vitin 2022.

Pjesëmarrja e vizitorëve në 'Hardh Fest' sivjet ishte dukshëm më i lartë se gjatë viteve të kaluara, si me pjesëmarrje në aktivitetet e shumta unike dhe rekreative ditore të festivalit, po ashtu edhe në koncertet e tri netëve që sollën emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe vendore, thuhet në komunikatën për medie.

“Vlen të përmendet edhe numri i rritur i pjesëmarrësve nga shtete e rajonit dhe Evropa në edicionin e këtij viti. Turistë të huaj iu bashkëngjitën në disa raste aktiviteteve të ditës dhe u bënë pjesë e dhjetëra mijëra vizitorëve që morën pjesë në koncerte”, thuhet në njoftim.

Pjesë e këtij suksesi janë të gjithë ata që kontribuuan, morën pjesë në aktivitetet ditore, që vizituan panairin e prodhimeve të verës, rakisë e rrushit në lokacionin e festivalit dhe ata që u kënaqën me tingujt e muzikës Pop & Rok me artistë të nivelit botëror si Kip Winger.

'Hardh Fest' është një festival autentik që shkas organizimi merr festën e vjeljes së rrushit, duke promovuar kulturën e vreshtarisë dhe në përgjithësi bujqësinë lokale të Rahovecit, përmes artit dhe trashëgimisë kulturore, përfundon njotimi.

 


MË SHUME NGA Kulturë