Filmat garues në kategorinë “PerspecTIFF”, në TIFF
Rtklive
Kulturë

Filmat garues në kategorinë “PerspecTIFF”, në TIFF

ATSH

Një nga kategoritë e garës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (TIFF) është dhe PerspecTIFF. Në të do të garojnë 7 filma të metrazhit të gjatë.

Të përzgjedhurit si kandidatë për çmimin PerspecTIFF janë: “Pas dimrit” me regji nga Ivan Bakrac (Mali I Zi), “Hëna blu” nga Alina Grigore (Rumania), “Vëllezër” nga Darkhan Tulegenov (Kazakistan), “Mëllaga” nga Cagil Bocut (Turqi), “Babai ynë djall” nga Ellie Foumbi (SHBA), “Den” Beatrice Baldacci (Itali) dhe Toubab nga Florian Dietrich (Gjermani).

Tirana International Film Festival do të zhvillohet javën e fundit të shtatorit. Festivali i filmit është një nga eventet më të rëndësishme kulturore dhe këtë vit vjen me edicionin e tij të 20-të. Kineastë nga e gjithë bota përzgjidhen si pjesëmarrës në garën e cila finalizohet me dhënien e çmimit “Bufi i Artë”.

Festivali për herë të parë do të ketë “Official Partner”, Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Organizatorët krenohen që Tirana International Film Festival është përzgjedhur ndër 29 festivalet më të mira europiane, përkrahë simotrave të Venecias, Kanës, Lokarnos e Berlinit, për të kandiduar filma në “European Film Academy Awards. Një tjetër arritje e këtij festivali është fakti se TIFF është një nga festivalet zyrtare me atributin e nominimit për “Oscars”, për çmimin e filmit të shkurtër.


MË SHUME NGA Kulturë