11:18 / 10.09.2022
Pamje Ekskluzive: Klerikët fetarë vizitojnë krerët e UÇK-së|Video
N. Mekolli /RTKlive.com
Një delegacion i klerikëve fetarë nga Kosova kanë hyrë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për t`i vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët.
Në pamjet shihet myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana dhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji duke hyrë në së bashku në Qendrën e Paraburgimit.
Kjo është hera e parë që një delegacion ndërfetar viziton krerët e UÇK-së, të cilët tash e dy vjet gati gjenden në paraburgim.

























