Gashi premton maksimumin ndaj Gjilanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i Prishtinës, Kushtrim Gashi ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit nuk e sheh të lehtë, por ai ka premtuar maksimumin e tij dhe të bashkëlojtarëve për rezultat pozitiv.
"Ndeshja e radhës ndaj Gjilanit do të jetë e vështirë duke e pasur parasysh ecurinë e Gjilanit në këtë takimet e para. Gjithsesi, ne do të luftojmë për rezultat pozitiv gjithmonë duke e ditur se kemi të bëjmë një skuadër shumë cilësorë si Gjilani. Prishtina nuk ka ndonjë përparësi në këtë ndeshje. Gjithçka do të varet nga serioziteti dhe paraqitja që do ta kemi në ndeshje si ne ashtu edhe Gjilani", ka thënë ai për faqen e klubit. "Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup i bashkuar me njëri-tjetrin dhe ky është element shumë pozitiv që e bënë grupin edhe më të fortë".
Ndeshja zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 15:00 në fushën me bari sintetik në qytetin e Gjilanit.























