Nesër nënshkruhet marrëveshja për programin financiar IPA III
B. Halimi / RTKlive
Kosova dhe Bashkimi Evropian, të mërkurën, do të nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerë prej 63.96 milionë euro. Një gjë të tillë është bërë e ditur nga kabineti qeveritar.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, do të nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerën 63.96 milionë euro”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të qeverisë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Bislimi dhe Szunyog do të paraqiten në konferencë të përbashkët për media.























