19:14 / 12.09.2022
Presidentja e Hungarisë, nesër për vizitë zyrtare në Kosovë
Muharrem Miftari/RTKlive
Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të vijë për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novák.
Sikundër bëhet e ditur nga zyra e Presidencës, vizita e presidentes hungareze, Katalin Novák, do të pritet me ceremoni shtetërore.
"Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin 'Ibrahim Rugova', ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20", thuhet në njoftim.
Pas takimit presidentja Osmani dhe presidentja Novák do të mbajnë konferencë për medie.























