Kurti e Pettersson flasin për të drejtat e njeriut
BKT
Lajme

Kurti e Pettersson flasin për të drejtat e njeriut

E.Hoti/RTKlive

Të drejtat e njeriut në Kosovë ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Anders L. Pettersson, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders.

Sipas njoftimit, Kryeministri Kurti ritheksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të Qeverisë, por janë edhe thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.

Ai e njoftoi drejtorin Pettersson, me veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me rritjen e mirëqenies sociale, nëpërmjet rritjes së pagave dhe asistencës sociale, duke veçuar masat e Pakos së përballjes me inflacion.



Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen.

 

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme