PriFest’-i publikon programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’
Rtklive
Foto / PriFest
Kulturë

PriFest’-i publikon programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’

Sh. Gashi/RTKlive

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, (PriFest) ka prezantuar programin “Let It Be”, kategori kjo dedikuar filmave me tematikë për komunitetin LGBTIQ.

Edicioni i 13-të i “PriFest”-it mbahet nga 24 deri më 29 gusht 2021.

Përmes një njoftimi për media, “PriFest” bën të ditur se këtë edicion në  kategorinë ‘Let It Be’ do të prezantohen 6 filma të metrazheve të ndryshme, 4 prej të cilave janë premiera botërore.

Programi i këtij viti i ‘Let It Be’ vjen në bashkëpunimin me QMIFF dhe projektin dy vjeçar ‘Youth Artivists for Change’, i mbështetur nga qeveria holandeze.

Lista e filmave përbëhet nga 4 dokumentarë të prodhuar nga kineastë kosovarë me mbështetjen e grantit ‘Impact Your Doc’.

Lista e plotë e programit “Let It Be”:

1 “Silent voice” në regjinë e Reka Valerik,

Francë/Belgium, 51 min,

1.“March for dignity”, në regjinë e John Eames,
Gjeorgji, 74 min.

2.“Free at last” në regjinë e Arlind Islamit,
Kosovë/ Holandë, 13 min.

3.“Through the haze” në regji të Valmir Krasniqit,
Kosovë/ Holandë, 25min.

4.“Mirror nën regjinë” e Alma Çoçajt,
Kosovë/ Holandë, 18 min.

5.“How, where and when” në regjinë e Armend Zeqirit,
Kosovë/ Holandë, 22 min.


MË SHUME NGA Kulturë