Lajçak me këshilltarin e Macronit flasin për hapat në dialogun Kosovë-Serbi
Afet BELA/ RTKlive
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak është takuar sot në Paris këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron Emmanuel Bonne.
“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit për mbështetjen e fortë në punën time”, ka shkruar Lajçak në profilin e tij në ‘Twitter’, raporton RTKlive.
Ndryshe Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, ditë më parë i bënë vizitë Kosovës dhe Serbisë ku takuan lidershipin në dy vendet.























