Ngjarjet e datës 14 shtator
RTKlive
Ngjarjet e datës 14 shtator 2022.
Oda e Mjekëve mban ditën e dytë të Kursit me temë: Kirurgjia Minimale Invazive dhe Urologjisë së Fëmijëve. (Ora, 09:00)
Vazhdon gjykimi në rastin e Salih Mustafës me deklaratat përmbyllëse (Ora 09:30)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore me të ftuar Nita Shala zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN WOMEN. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në Handikos, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (Handikos, Veternik, Prishtinë, ora 10:00)
KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjesese për trajtimin e ujërave të ndotura, pasi sistemi është duke u sfiduar seriozisht nga hedhja e pecetave të lagura në guacat e tualetit të cilat bllokojnë pajisjet e impiantit. (Sheshi Nëna Terezë”, Gjakovë, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku më pas do të ketë prononcim për media dhe vizita në terren. (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)
Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 11:00)
PSD mban konferencë për medie, ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Zyret qendrore të PSD-së, ora 13:00)
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë në Kosovë Keisuke Yamanaka, etj. (Spitali i Përgjithshëm, Mitrovicë, ora 14:30)























