Promovohen në Prishtinë tre libra të profesor Sherif Bundos
Rtklive
Kulturë

Promovohen në Prishtinë tre libra të profesor Sherif Bundos

Shqipe Gashi/RTKlive

Të shtunën, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, me fillim në ora 15:00, do të promovohen tre libra të profesorit të mirënjohur nga Tirana, Sherif Bundo: “Kur ekonomia e mund politikën”, “Një pyetje e vështirë” dhe “Përmes punës, parasë dhe fjalës”.

Përmes këtyre librave profesor Bundo prek disa prej problemeve kryesore të jetës sociale, ekonomike dhe zhvillimore të shoqërisë shqiptare. Po ashtu, përmes këtyre librave ai pretendon të hap një debat rreth shqetësimeve më të mëdha me të cilat po përballet sot shoqëria shqiptare, duke u ndalur sidomos tek raporti i vështirë i shoqërisë sonë me të vërtetën.

Librat që profesor Bundo do t’i promovojë në Prishtinë nuk i përkasin botës së pastër akademike nga e cila ai vjen, por janë botime që do t’u shërbejnë të gjitha  shtresave lexuese.

Sherif Bundo është profesori i Financave në Universitetin e Tiranës, lektor dhe profesor i ekonomisë në shumë qendra universitare të Francës. Ai po ashtu ka qenë ligjërues honorifik i ekonomisë dhe biznesit edhe në Universitetin e Prishtinës. Për më shumë se 20 vjet Bundo ka drejtuar në Shqipëri projektet evropiane “Erasmus Plus” etj.


MË SHUME NGA Kulturë