80-vjetori i Konferencës së Pezës
Kulturë

80-vjetori i Konferencës së Pezës

ATSH

80 vjet më parë u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare, me synimin që të formohej një front i përbashkët lufte kundër pushtuesve italianë.

Konferenca mori disa vendime të rëndësishme:

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje.

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë.

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin.

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrahë koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan.

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa i përket çështjes së rikthimit të Mbretit Zog, u vendos që vendimi të merrej pas lufte nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetvendosjes. Në fund të punimeve, Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmolla.


MË SHUME NGA Kulturë