Giresse shpall listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit
BKT
Sport

Giresse shpall listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit

B. Halimi / RTKlive

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë. Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. Në listën e Giresse bie në sy rikthimi i Leart Paqaradës dhe Hekuran Kryeziut pas një kohe të gjatë, si dhe ftesa për tre futbollistë të Superligës, Lindon Emërllahu e Lumbardh Dellova të Ballkanit dhe Ilir Krasniqi i Llapit. Teksa emër i ri është edhe Shkëlqim Vladi, anëtar i skuadrës zvicerane, Aarau. Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00, në hotel ‘Emerald’.