Mehaj: Tani kemi bazë ligjore për dërgimin e forcave të FSK-së jashtë vendi
BKT
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Lajme

Mehaj: Tani kemi bazë ligjore për dërgimin e forcave të FSK-së jashtë vendi

E.Hoti/RTKlive

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit, është krijuar baza ligjore për dërgimin dhe tërheqjen e ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.

Mehaj  ka thënë se si asnjëherë më parë ushtarakët e Kosovës kanë marrë pjesë në qindra stërvitje dhe trajnime jashtë vendit.

“Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objektivi ynë. Tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar edhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka shkruar tutje se janë të përkushtuar për të përmbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme