Lajçak e Escobar biseduan për shumë tema në New York
BKT
Foto: Miroslav Lajçak/ Twitter
Lajme

Lajçak e Escobar biseduan për shumë tema në New York

J.Musliu/RTKlive

I dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, janë taktuar në New York.

Në një postim më llogarinë e tij në Twitter. Lajçak ka treguar se kanë biseduar për një numër të madh çështjesh.

“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar”, shkruan Lajçak në Twitter.

“Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”.

Në New York po mbahet Asambleja vjetore e OKB-së në të cilën marrin pjesë presidentë e kryeministra të shteteve të botës.

Kosova atje po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

 


MË SHUME NGA Lajme