AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve‘’Wudy’’
E.Hoti/RTKlive
AUV njofton se ka urdhëruar sot tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Wudy’’ për shkak të dyshimit të bakterit Listeria .
AUV njofton se menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘’Wudy’’ vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa lote prodhimi, nga mëngjesi ka filluar gjurmueshmerinë për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues.
“Gjithmonë bazuar në lajmërimin që është dhënë me numrat lloteve dhe datës se skadencës. Nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e sigurua nga importuesi-distributori për Kosovë. Është gjetur se disa nga lotët e përfshira në incident gjenden në Kosovë”, thotë AUV.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se përmes trupave të kontrollit inspektues ka urdhëruar tërheqjen e të gjitha llojeve të brendit ‘’Wudy’’ ( sallam, virshlle) .
“Kjo me qellim parandalimin e konsumimit nga konsumatorët dhe mos shkaktim hutimi gjatë blerjes. Krijimin e kushteve për hulumtim verifikim të rastit me të lehtë, gjithmonë duke mbajtur konsumatorin të mbrojtur", thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se urdhri për tërheqje të tërësishme të të gjitha produkteve nga ky brend vlenë deri në një vendim tjetër.
“Kosova nuk ka pranuar ende lajmërimin nga sitetmi RASSF, por mbi bazën e dyshimit të ngritur, kemi zhvilluar hulumtim të shpejtë dhe kemi arritur të identifikojmë prezencën e disa lotëve të këtij prodhim në vendin tonë. Menjëherë ka pasur ndalesa për tregtim".
AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke.
"Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin”, thuhet në njoftimin e AUV-it.























