Tahiri: Marrëveshjet hibride- gabim, i shërbejnë politikës ruse në Ballkan
Rtklive
Lajme

Tahiri: Marrëveshjet hibride- gabim, i shërbejnë politikës ruse në Ballkan

VoA

Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, thotë se zgjidhja e vetme për Kosovën dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është arritja e një marrëveshje ndërkombëtare, ligjërisht të detyrueshme, e që do të mundësonte njohje reciproke.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Tahiri thotë se ka elemente që kanë nxitur optimizëm për një kompromis të shpejtë, por gjithsesi të pamjaftueshëm sipas tij. Për Tahirin nevojitet një angazhim shumë më i madh, me porosi shumë më të qarta për Beogradin zyrtar, nga ata që lehtësojnë dialogun e BE-së, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëri komente dhe rreth një dokumenti që ka qarkulluar këto ditë në shtyp, i cili duket se përmban një propozim të Francës e Gjermanisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk parashikon njohje të ndërsjellë.

Sipas Tahirit janë disa elemente që bëjnë optimist lidhur me dialogun.

“Siç e dini, Departamenti i Shtetit e ka emëruar përfaqësuesin special, zotin Escobar. Edhe vendet si Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, kanë bërë një angazhim në lehtësimin e dialogut. Këto janë disa porosi. Por, kjo nuk mjafton", thotë ai.

Tahiti shton se një angazhim shumë më i madh, porosi shumë më të qarta për Beogradin zyrtar duhet të vijnë edhe nga ata që sot e udhëheqin dialogun, e lehtësojnë dialogun e BE-së, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Historia na tregon, edhe në marrëveshjen e Ahtisarit, që po të mos ishte ambasadori Frank Wisner, i cili e shtyu përpara procesin, nuk do të kishte një marrëveshje. Dhe dua ta them këtë, se pa udhëheqjen e fortë amerikane një marrëveshje, fatkeqësisht, nuk mund dhe nuk është në horizont”, ka thënë postjerash Tahiti.


MË SHUME NGA Lajme