Osmani takon kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern
Foto: Vjosa Osmani/Facebook
Lajme

Osmani takon kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

E.Hoti/RTKLive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në New York mbrëmë është takuar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Osmani përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka thënë se bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave.

“Bota është më paqësore, më e drejtë, dhe më demokratike kur i japim hapësirë të barabartë zërave të grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që ta arrijnë potencialin e plotë.Ishte kënaqësi të bisedoja mbrëmë në Nju Jork me Kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern”, ka shkruar Osmani në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme