Presidentja informon Sekretarin Blinken për zhvillimet në Kosovë
Rtklive
Foto: Vjosa Osmani/Twitter
Lajme

Presidentja informon Sekretarin Blinken për zhvillimet në Kosovë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani bashkë me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla kanë takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Tha se e ka informuar mbi zhvillimet që nga takimi i tyre i fundit dhe e ka falënderuar për angazhimin e tij për paqe e stabilitet në rajon.

“E gëzuar që pata rastin të takoja Sekretarin Blinken mbrëmë në një pritje, të organizuar nga Presidenti Biden. E informova mbi zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e vazhdueshëm për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar presidentja për takimin në Twitter.

Më herët gjatë ditës shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj Prindon Sadriu realizuan fotografi me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.


MË SHUME NGA Lajme