Në Nju Jork takohen, Osmani dhe Lajçaku, diskutojnë për dialogun
Rtklive
FOTO/ Nga profili i Lajçakut në Twitter
Lajme

Në Nju Jork takohen, Osmani dhe Lajçaku, diskutojnë për dialogun

A.Bela / RTKlive

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Nju Jork është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

"Në Nju Jork, u takova me Presidenten Vjosa Osmani.  Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete", ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak javët e fundit ka pasur agjendë të ngjeshur dhe vizita të shpesht në rajon.


MË SHUME NGA Lajme