Kurti për zgjedhjet e brendshme në LVV: E diela ditë e demokracisë
Foto: Albin Kurti/Facebook
Lajme

Kurti për zgjedhjet e brendshme në LVV: E diela ditë e demokracisë

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që është kryeministër, Albin Kurti 25 shtatorin e ka quajtur ditë të demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje, kjo për shkak se këtë të diele do të jenë zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

“Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

“Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka përfunduar shkrimin kreu i Vetëvendosjes e kryeministri, Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme