Kurti: Austria shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës
Rtklive
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti: Austria shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës

E.Hoti/RTKlive.com

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Sipas njoftimit nga Qeveria, Kurti shprehu mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi.

 “Ai ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kryeministri Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme