Hoxha: Qeveria të gjejë zgjidhje, mësimi të fillojë të hënën |Video
Rtklive
Foto: RTKLive
Lajme

Hoxha: Qeveria të gjejë zgjidhje, mësimi të fillojë të hënën |Video

J.Musliu/RTKlive

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media duke deklaruar se fëmijët e Kosovës, duhet të jenë në shkolla nga e hëna e ardhshme.

Në emër të PDK-së, ajo kërkoi nga kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, që këtë fundjavë të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund grevës në arsim.

“SBASHK-u nuk është se ka ngulur këmbë në 100 euro, derisa Qeveria ka dhënë opsionin e 50 eurove me idenë se kjo është oferta jonë dhe asgjë më tepër. Zgjidhja nuk bëhet nëse ne pozicionohemi me kryeneçësi”, ka thotë Hoxha.

“Ftoj Kurtin, Nagavcin, Muratin që të ulen me urgjencë gjatë vikendit dhe t’i përafrojnë qëndrimet e të gjejnë një zgjidhje”.

Sipas Hoxhës, çelësi i zgjidhjes është tek qeveria, sepse për atë punë kanë përgjegjësi.

Deklarimi i Hoxhës vjen pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, ku u ballafaquen edhe një herë sindikalistët me ministrat nagavci e Murati.

Megjithatë, edhe ky takim rezultoi pa ndonjë dakordim.

 


MË SHUME NGA Lajme