AAK akuzon LVV-në se ndryshe fliste në opozitë e ndryshe në pushtet
Rtklive
Foto: RTKLive
Lajme

AAK akuzon LVV-në se ndryshe fliste në opozitë e ndryshe në pushtet

J.Musliu/RTKlive

Shemsedin Dreshaj, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në konferencë për media, akuzoi Vetëvendosjen, se ka ndryshuar qëndrim pas ardhjes në pushtet.

Ky ndryshim  në qëndrime, sipas tij, ka të bëjë me plotësim/ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale.

Dreshaj deklaroi sot se sa ishte në opozitë, Vetëvendosje e ka përkrahur nismën për plotësim/ndryshimin e këtij Ligji.

“Ky Ligj ka bërë diskriminime të mëdha brenda punonjësve të Kosovës që kanë kontribuar në vitet si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës”, tha Dreshaj.

Sipas tij, bëhet fjalë për largimin e kriterit prej 15 vjetëve.

“ Gjeneratat që janë në radhë për t’u pensionuar nuk e plotësojnë kriterin e 15 vjetëve punë para 1 janarit 1999”, tha Dreshaj në konferencën për media.

“Ky debat vuri në pah se qëndrimet e partisë në pushtet ndërrojnë sipas agjendave e jo sipas programit”.

Debati për ndryshimin e këtij Ligji dështoi sot në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit.

Dreshaj paralajmëroi se ndryshimi për Ligjin për skemat pensionale pritet të vijë në Kuvend më 25 nëntor.

 


MË SHUME NGA Lajme