Presidentja kërkon ndihmën e Bangladeshit për njohje
Rtklive
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Presidentja kërkon ndihmën e Bangladeshit për njohje

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Në vazhdën e takimeve të shumta që po zhvillon gjatë qëndrimit në New York, presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed.

Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar miqësore, teksa Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, ndaj kërkoi ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.
Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Tutje në këtë takim siç bëhet e ditur, Presidentja ka thënë se Kosova do të bëj përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet.

Në takim kryeministren e  Bangladeshit është diskutuar edhe për një sërë marrëveshjes që thuhet se pritet të nënshkruhen ndërmjet dy shteteve, në mesin e të cilave edhe ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal.



MË SHUME NGA Lajme