“Ditë Kuqe” nga Kosova do të shfaqet në Gjorgji
Kulturë

“Ditë Kuqe” nga Kosova do të shfaqet në Gjorgji

Shqipe Gashi/RTKlive

Regjisori i njohur kosovar, Besim Ugzmajli, është nominuar me filmin “Ditë Kuqe” për çmimin më të mirë ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Milledgeville and Eatonton Film Festival, SHBA.

“ME Film Festival”, festival ky që është formuar në 2013 në Gjorgjia në këtë edicion të 9-të të tij marrin pjesë mbi 25 shtete të ndryshme të botës me filma e tyre përfshirë këtu edhe Kosovën me filmin “Ditë e Kuqe”.

Për nominimin e Ugzmajlit me filmin e tij “Ditë e Kuqe” ka njoftuar vet festivali “ME Film Festival”.

Ndryshe, filmi “Ditë e Kuqe” i regjisorit Ugzmajlit do ta ketë sonte premierën në Kosovë në festivalin e filmit “PriFest” që po mbahet në Prishtinë.

Ai thotë se është shumë i lumtur për pjesëmarrjen e filmit në “ME Film Festival”, e sidomos për kategorinë në të cilën është nominuar filmi.

“Jam i lumtur për nominim  e filmit në “ME Film Festival” sidomos në kategorinë e çmimin për filmin më të mirë. Ky film është bërë më shumë pak para, në kushtet tona dhe një mbështetje të vogël  që ka dhënë  Komuna e Prishtinës dhe ajo e Ferizajt mirëpo kjo përkrahje është tepër minimale kështu që është film i pa varur”, ka thënë regjisori Ugzmajli.

Ai ka njoftuar për RTKlive se ka ftesë nga festivali që të shkojë, por e ka të pa mundur sepse pjesëmarrja atje është e kushtueshme dhe siç thotë ai deri më tani nuk i ka ofruar askush as ndihmë për këtë.

 “Po ftesë kam, por për të shkua atje është shumë e kushtueshme dhe nuk do të kem mundësi pasi që deri më tani nuk më është ofruar ndonjë ndihmë për këtë”, tha ai për RTKlive.

Filmi “Ditë e Kuqe” ka udhëtuar nëpër shumë vende të botës duke fituar çmime të ndryshme.

Mbi filmin:

Filmi fletë për përpjekjen e jashtëzakonshme të një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të veshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve që paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”.


MË SHUME NGA Kulturë