Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për sigurimin e njohjeve të reja
Rtklive
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani kërkon mbështetjen e Ligës Arabe për sigurimin e njohjeve të reja

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdim të vizitës në New York, është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e kësaj organizate ndaj Kosovës.

“Në takim me  Aboul Gheit, Presidentja Osmani ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me Ligën Arabe, në funksion të thellimit të raporteve me shtetet anëtare të Ligës, sigurimin e njohjeve të reja, por edhe mbështetjes së Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin presidencës.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova tashmë ka shënuar përparim të konsiderueshëm me fokus të posaçëm në sundimin e ligjit, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Osmani  ka potencuar se forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës kontribuon për paqen afatgjatë e të qëndrueshme, në rajon e më gjerë.


MË SHUME NGA Lajme