Rrahmani i mungon Kosovës kundër Irlandës së Veriut
Rtklive
Sport

Rrahmani i mungon Kosovës kundër Irlandës së Veriut

Uran Krasniqi/RTKLive

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të mungojë kundër Irlandës së Veriut, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Në fakt, përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të paraqitet në këtë ndeshje, pas testimeve në stërvitjen e sotme, u konstatua se paraqitja e tij në duelin me Irlandën e Veriut do të paraqiste rrezik për ndonjë lëndim më të madh për futbollistin. Rrahmani do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor dhe do të bëhet përpjekje që të riaftësohet për lojë për ndeshjen e dytë kundër Qipros. Rrahmani që nga dita e parë e grumbullimit me Kosovën ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, pasi në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Napoli e zhvilloi me Milanin pësoi lëndim", ka shkruar FFK.

Ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës e cila përket te Liga e Kombeve do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.


MË SHUME NGA Sport