Kurti: Në vitin 2023, komunave do u ndahen 654 milionë euro
BKT
FOTO/ Arkiv RTKlive
Lajme

Kurti: Në vitin 2023, komunave do u ndahen 654 milionë euro

Islam Haxhiu dhe Afet Bela/ RTK

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023.

“Do të jenë 654 milionë euro që do t’u ndahen komunave, e kjo rritje e buxhetit do të duhej të reflektojë edhe në cilësinë e shërbimeve komunale, karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit në ekonomi. Nevojitet avancim i bashkëpunimit Qeveri-komuna", tha Kurti sot në Pejë.

Kurti: Qasja jonë si qeveri është të jemi afër qytetarëve dhe komunave

(E plotësuar, ora 10:50) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se qasja si qeveri është të jenë afër qytetarëve dhe komunave, raporton RTKlive. “Në këtë takim do të fokusohemi tek performanca buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjia. Për këtë na nevojitet bashkëpunim dhe intensifikim”, tha ai.

Filllon takimi i Kurtit me kryetarët e komunave

(E plotësuar, ora 10:30) Në Pejë ka filluar takimi i përbashkët i kryeministri Albin Kurti me kryetarët e komunave të Kosovës. Atë po e shoqërojnë edhe ministri Murati dhe Krasniqi.

Performanca buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjia dhe ujërat janë temat kryesore që po diskutohen në këtë takim.

Kurti takon sot kryetarët e komunave, diskutojnë për buxhet dhe investime

Afet Bela/RTKlive

Sot në Pejë mbahet një takimin i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrit të Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Ky takim organizohet me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, raporton RTKlive.

“Në këtë takim do të diskutohen temat: Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale; Energjia dhe ujërat, Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, njofton Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.


MË SHUME NGA Lajme