Krasniqi: Pabarazia gjinore është problem real në Kosovë
Afet Bela dhe Arlinda Sejda/ RTK
Partia Demokratike e Kosovës, në Prishtinë po mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.
Kryetari Memli Krasniqi ka shpalosur programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje, raporton RTKlive.
“Gratë nuk duhet të shikohen si persona, por si personalitete, jo vetëm të barabarta, por edhe konkuruese, duke udhëhequr jo vetëm shtëpinë, por edhe shtetin”, tha ai. Sipas tij shoqërisë tanë, institucioneve dhe burrave të politikës, u mungon vullneti për të besuar.
"Personalisht kurrë nuk e kam besuar dhe nënshtruar besimit ndaj ideve që nuk e shohin gruan si person autonom. Besoj fuqishëm se dallimi gjinor, nuk është bazë për dallimin në funksion. Ka dallim mes asaj që mendojmeë mes fenomeneve dhe idealeve, shoqërisë tonë shpesh u mungon vullneti për ta kthyer në vepër atë se cfarë mendojnë që është e drejtë. Pabarazia gjinore është problem real në Kosovë. Dhuna fizike dhe seksuale është problem real në Kosovë, mos avancimi, kufizimi i mos pjesëmarrjes së grave në sport kulturë etj. Shkelja te drejtave e të trashëgimisë së pronës. Arsyet pse e kemi një gjendje të tillë janë të shumta. Duhet të udhëhiqemi nga vullneti për ta luftuar problemin. Kjo konventë është e rëndësishme jo vetëm për gratë e PDK-së, por për të gjitha gratë e Kosovës. Pas zgjedhje kam insistuar që gratë të këtë hapësirë në qeverisjes lokale. 5 gra udhëheqim me komuna, 2 nënkryetar, partia me më së shumti asambliste. Rrugëtimi jonë si PDK nuk është as i plotë e as i sukseshëm me pa gra. PDK do të jetë shtëpi e hapur për gra që duan angazhim politik .50/50 është qëllimi jonë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë. Do të propozoj ndryshime statutare në konventën e rradhës. 50/50 në të gjitha pozitat, synojmë t'a arrijmë deri ne vitin 2025", tha ai.
Kurse nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se beteja për barazi nuk është vetëm e grave, por një betejë e përbashkët. “Jam krenare që jam ne PDK se PDK ka pasur dhe ka guxim". Të ndërtoj historinë dhe projektojë të ardhme. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra e një për gra. Ne vetëm bashkë në një tavolinë mund të marrim vendime të drejta të cilat do t'a qojnë Kosovën në shekullin e ri”, tha ajo.

Kurse Nensy Sederberg, drejtoreshë e NDI, tha se është krenare me partnershipin me PDK që ka me dy dekada.
“Është kënaqësi e madhe të shohim një komunitet kaq të madh të grave që përfaqesojnë të ardhëm politike. 50/50 pjesëmarrje, demokracia nuk mund të jetë ndryshe. Sa më shumë gra me mundësi, vendimet janë më të mira. Gratë duhet të jenë më të fuqishme, ekonomikisht që te marrin vendime. Ne e dimë që gratë punojnë së bashku, kështu ndërtojnë edhe agjenda më të fuqishme. Jo 30, jo 40 por 50%, Bashkë.. Kur gratë janë të perfshira ne politike zgjidhjet jane ndryshe. Pdk me shume gra ne pozicione lidershipi”, tha tha ajo. Ajo përmbylli fjalimin me një fjalë të Albright". "Demokracia në vende të ndryshme edhe ndryshe, por demokracia pa gra është e pamundur".























