Mbahen zgjedhjet e brendshme të VV-së, votojnë Kurti, Konjufca dhe Haxhiu
Arlinda Sejda dhe Afet Bela/ RTK
(E plotësuar) Zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje po mbahen sot. Albin Kurti i cili s’ka kundër kandidat për kryetar të Vetëvendosjes, ka votuar në shkollën “Gjergj Fishta”, në Prishtinë.
Kurti tha se secili anëtar i subjektit politik të VV duhet të dëgjohet.
“Lëvizja jonë e gjerë ka nevojë për struktura të reja por edhe për kryetar qendre të grave dhe rinisë. Synojmë në kuadër të drejtimit progresist ta bëjmë një organizatë më të fuqishme. Ftoj të gjithë anëtarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur udhëheqje të mira në strukturat ekzistuese dhe të reja për 4 vitet e ardhshme", tha Kurti.

Konjufca: Lidershipi i VV-së ka treguar rezultate
Edhe Glauk Konjufca, ka votuar sot në zgjedhjet e VV-së.
Pas votimit Konjufca ka thënë se proseci zgjedhor po shkon mirë. “Nje ditë e rëndësishme për demokracine e vendit. Shfrytëzova rastin të hedhë votë edhe prë kryetarin e LVV edhe për strukturar tjera”, tha ai. 
I pyetur se a konsiderohet demokratike të ketë vetëm një kandidat. Konjufca tha se mori shembull veten. "Në LVV kërkush nuk më ka shty me zor me kandidu por as me mos me kandidu. Kjo është praktike perëndimor, ndonjë kandidati nuk i lejhet me kandidu për ndonjë shkelje brenda partisë. Përkundrazi, një lidership më i suksesshmi cili ka tregu rezultate ,ai nuk sfidohet prej antarsisë ose të terjeve. Kjo tregon që ai e ka mbështetje e qytetareve natyrishtë edhe të antarëve. Kjo nuk është diçka antidemokretike ka thënë Konjufca.
Haxhiu: Ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE
Albulena Haxhiu, ka shkruar se sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. 
"Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë. Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend. Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore", ka shkruar Haxhiu në FB.
Lëvizja Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshme
Sot do të mbahen zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Qendrat e vendvotimeve të VV-së do të hapen në orën 10:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje që mbahen sot, Albin Kurti s’ka kundër kandidat.























