Peci: `Ballkani i Hapur` nuk mund të bëhet me aleate të Rusisë së Putinit
FOTO/ Nga profili i Lulzim Pecit në Facebook
Lajme

Peci: `Ballkani i Hapur` nuk mund të bëhet me aleate të Rusisë së Putinit

Afet Bela / RTKlive

Ish-ambasadori dhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar për të koordinuar politikën e jashtme në mes ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë `Ballkani i Hapur` nuk mund të bëhet me aleate të Rusisë së Putinit.

"Çfarë bën sot Putini me këto referendume në qytete dhe fshatra të Ukrainës është njejte çfarë ka bërë Millosheviqi në fillim të 1990-ve në Kroaci dhe Bosnjë. Këtu ka vetëm një dallim, dhe ate që Millosheviqi i nte dhe thoshte e nuk po i bëj, ndërsa Putini po e bënë këtë hapur", ka shkruar Peci në " Facebook".

Sipas tij Serbia me veprimet e saja e kërcënonte sigurinë në Ballkan dhe në Evropë, ndërsa Rusia është duke e kërcënuar sigurinë dhe rendin ndërkombëtar. 

"Nënshkrimi i marrëveshjes së djeshme në mes Selakoviqit dhe Lavrovit tregon se këto dy vende jane batakqi dhe se qëllimet e vërteta të politikave të tyre të jashtme nuk kanë dallim prej njera tjetres, por shpërfaqja e tyre është në proporcion me fuqitë e tyre ushtarake", tha ai.

Duke shtuar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është koha e fundit që si BE-ja dhe SHBA-të, por sidomos edhe Shqipëria, të reflektojnë për politikat e tyre në raport me Serbinë.

"Ballkani i Hapur nuk mund të bëhet me aleate të Rusise së Putinit, dhe besoj se me marrëveshjen e djeshit duhet të kuptohet që ajo tanimë është i vdekur!", ka shkruar Peci.


MË SHUME NGA Lajme