Danimarka mposht Francën, Holanda Belgjikën
Uran Krasniqi/RTKLive
Danimarka ka mposhtur Francën në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, kurse Kroacia ka fituar nga Austria. Kësisoji në Grupin 1 A kampioni botëror, Franca, ka përfunduar vetëm në vendin e tretë, pas kroatëve dhe danezëve, të cilët kanë pushtuar pozitën e parë.
Danezët fituan me rezultat 2-0, me golat e Dolberg dhe Olsen.
Kroacia ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Austrisë vendase. Modric, Livaja dhe Lovren kanë gjetur rrjetën për kroatët, derisa për Austrinë golin e vetëm e ka shënuar Baumgartner.
Në Grupin 4, Holanda ka fituar minimalisht ndaj Belgjikës me golin e Van Dijk, duke bërë që Holanda ta kryesojë këtë grup e pasuar nga Belgjika. Ndeshja tjetër mes Uellsit dhe Polonisë është fituar nga polakët poashtu me rezultat 1-0.
Në ndeshjet e tjera Ishujt Faore kanë mposhtur Turqinë me rezultat 2-1, Luksemburgu Lituaninë me rezultat 1-0, Azerbajxhani Kazakistanin me rezultat 3-0, Moldavia Lihenshtajnin 2-0, kurse Sllovakia ka barazuar me Bjellorusinë dhe Andora gjithashtu me Letoninë.























