Bislimi: Qeveria e përkushtuar për fatin dhe vendndodhjen e të zhdukurve
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Bislimi: Qeveria e përkushtuar për fatin dhe vendndodhjen e të zhdukurve

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim Shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi kanë diskutuar çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

“Duke theksuar se Kosova e ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me forcë edhe në Bruksel, z. Bislimi e falënderoi Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen e familjeve të personave të zhdukur me forcë dhe punës së bërë në këtë drejtim”, thuhet në një komunikatë nga zyra e zëvendëskryeministrit Bislimi.

Po ashtu pjesë e takimit ishte Martina Fava, Koordinatore për Personat e Zhdukur dhe Familjet e tyre në Ballkanin Perëndimor si dhe  Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, njëherësh Kryetar i Delegacionit për Bisedime për Çështjen e Personave të Zhdukur.


MË SHUME NGA Lajme