Nis Java Kulturore Kineze
Kulturë

Nis Java Kulturore Kineze

ATSH

“Shqipëria mikpret Kinën” nga sot e deri më 2 tetor, ditë të cilat i kushtohen kulturës kineze.

Aktivitetet e Javës Kulturore Kineze, nisën sot me ekspozitën historike fotografike e cila u çel në ora 10, në Muzeun Historik Kombëtar, dhe që do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë javës së kulturës kineze.

Pasdite aktivitetet do të vijojnë, në sheshin “Italia” në orën 16:30, me një performancë Taiji, art marcial tradicional kinez.

Java do të vazhdojë me aktivitete kulturore, si ai i datës 29, ku artistët kinezë do të performojnë në sallën e Katedrales Ortodokse, së bashku me artistë të Ansamblit Popullor të Këngëve e Valleve.

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet Festivali i Ushqimit dhe ai Kulturës Kineze.

Të dyja aktivitetet, shumë interesante për t’u ndjekur, janë parashikuar të zhvillohen në datën 30 shtator, duke filluar me gatimet kineze, rreth orës 17:30 e duke vazhduar me Festivalin e Kulturës, pas orës 19:00.

Në sheshin “Skënderbej” do të shpaloset një pjesë e kulinarisë dhe kulturës kineze, aq e famshme dhe e përhapur në të gjithë botën.


MË SHUME NGA Kulturë