MOTO GP – Japonia, stacioni i radhës
Sport

MOTO GP – Japonia, stacioni i radhës

ATSH

Gara e 16-të e këtij sezoni të MotoGP do të mbahet këtë fundjavë në Japoni.

Gara kualifikuese, e cila mbahet të shtunën në pistën e gjatë 4,8 kilometra në Motega, do të fillojë në ora 8:05 sipas kohës së Evropës së mesme, kurse gara me 24 xhiro do të mbahet të dielën në ora 8.

Aktualisht Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo) ka gjashtë fitore, Enea Bastianini (Gresini) katër, Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha) tre dhe Miguel Oliveira (Red Bull KTM) së bashku me Aleix Espargaro (Aprilia) kanë nga një fitore në kampionatin e MotoGP.

Radhitja top-pesë e motoristëve para Çmimit të Madh të Japonisë qëndron: Fabio Quartararo (Francë) 211 pikë, Francesco Bagnaia (Itali) 201 pikë, Aleix Espargaro (Spanjë) 194 pikë, Enea Bastianini (Itali) 163 pikë dhe Jack Miller (Australi) 134 pikë.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle