Presidentja Osmani: Krenar me djelmoshat e Kosovës
Lajme

Presidentja Osmani: Krenar me djelmoshat e Kosovës

N. Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ndeshjen në mes Kombëtares së Kosovës dhe Qipros, e cila përfundoi me rezultat të thellë 5-1.

Ajo, në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo ishte një fitore e shumëpritur.  

“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kosova mundi Qipron dhe siguroi vendin e dytë në Ligën C grupi 2, derisa në vendin e parë është Greqia, kurse, Qipro është e treta me pesë pikë aq sa ka edhe Irlanda e Veriut në vendin e fundit. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme