Maragos: BE-ja e gatshme për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Maragos: BE-ja e gatshme për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një delegacion nga Bashkimi Evropian, kryesuar nga Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Kosovë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Kryetari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen që BE i ka dhënë legjislativit me fonde dhe projekte të ndryshme zhvillimore që nga paslufta, njofton zyra për informim e Kuvendit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Bashkimi Evropian kanë ndërtuar tashmë një traditë të mirë bashkëpunimi, si rezultat i të cilit janë shënuar shumë arritje në fushën e  demokracisë sonë parlamentare, theksoi Kryetari Konjufca, duke shpalosur progresin e arritur, sfidat dhe prioritetet e legjislativit.

Shefi i Njësisë për Kosovë, Maragos shprehu gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e mbështetjes së institucioneve të Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, në reformat e planifikuara që lidhen me integrimin në BE dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian u pajtuan për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në funksion të miratimit të ligjeve sa më cilësore dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet e BE-së.

Pjesë e takimit të sotëm ishin edhe përfaqësuesit e lartë të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek, Alessandro Bianciardi, Annemarie Douwes dhe Nicola Scaramuzzo.

Maragos: BE-ja e gatshme për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Elmina Osmani /RTK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.

Konjufca takon zyrtarin e Komisionit Evropian për zgjerim, Vassilis Maragos

 

Takimi ka qenë i mbyllur për medie.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme