Kosova, këtë vit është shumë më e vizituar se vitet e kaluara
Kulturë

Kosova, këtë vit është shumë më e vizituar se vitet e kaluara

Shqipe Gashi/RTKlive

Në kuadër të ‘Ditës Ndërkombëtare të Turizmit’, sot emisionin ‘Aktual’ në RTK, u zhvillua në Parkun Arkeologjik Ulpiana.

Në ‘Ditës Ndërkombëtare të Turizmit’, gazetarja Arbresha Arifi Teli u paraqit nga parku arkeologjik i Ulpianës, ku u bisedua për turizmin në përgjithësi dhe në veçanti për atë në parkun Ulpiana. Mysafir në këtë emision ishin Baki Hoti – kryetari i unionit së shoqatës së turizmit, Milot Berisha, drejtor i parkut Ulpiana si dhe Tomas Derik- arkeolog.

Hoti u shprehë se është i kënaqur me turizmin në Kosovë dhe shtoi se këtë vit është shumë më  mirë se vitet e kaluara, pasi që ka pasur edhe shumë festivale të suksesshme, që kanë sjellë shumë turist në Kosovë.

“ Mund të them se turizmi këtë vite është shumë më mirë se vitet e kaluara, pasi që edhe aktivitete kanë qenë më të shumta siç ishin festivalet të cilat janë një promotor dhe një tërheqës të grupeve të vizitoreve, po ashtu mund të them që kemi interesim të shtuar të grupeve turistike për pjesën e turizmit malor. Ne të gjithë dimë se Kosova ka potenciale të mira sa i përket zhvillimit edhe turizmit malorë dhe po ka një rritje të turistëve që po e vizitojnë Kosovën”, tha Hoti.

Derisa drejtori i parkut arkeologjik Ulpiana, Milot Berisha, tregoi për historinë e parkut dhe për atë se çka mund të mësojnë vizitoret e këtij parku. Ai po ashtu tregoi edhe për numrin e vizitorëve, për të cilin tha se kemi arritur në 40 mijë vizitorë, që në parim është mire thotë ai, por kur e krahasojmë me Kalanë e Prizrenit, e cila ka  100 mijë vizitorë në vit, lë shumë për të dëshiruar.

 “Ulpiana sa i përket numrit të vizitorëve ka arritur në numër të vizitorëve kemi arritur te numri 40 mijë vizitorë por nëse e krahasojmë me kalanë e Prizrenit, në qytetin historik të Prizrenit, e cila ka deri në 100 mijë vizitorë, apo manastirin e Graçanicës, që po ashtu sipas të dhënave të tyre kanë 100 mijë vizitorë, lë shumë për të dëshiruar. Andaj, ne po punojmë që të kryhet sa më parë plani i menaxhimit të parkut arkeologjik që parasheh edhe krijimin e bazës përmbajtjesore për zhvillim e arkeoturizmit, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë;


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle