Rikthehet pas dy vjetëve Kosova KamerFest 2022
Kulturë

Rikthehet pas dy vjetëve Kosova KamerFest 2022

Dafina Smajli / RTK

Festivali ndërkombëtar i muzikës Kosova KamerFest rikthehet në kryeqytet me dymbëdhjetë koncerte me artistët ndërkombëtar e vendor.

Ceremonia e hapjes së festivalit është më datën 1 Tetor në Sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës  ku do te përformoj në violinë Klaidi Sahatçiu, dhe në piano Merita Rexha Tërshana, kurse artistë janë mysafir Blerim Grubi në violë, Aristidh Ptosi çello.

Në programin e kësaj radhe janë edhe koncerti në kujtim të Derek Han ku do të interpretojnë Blerim Grubi në  violinë, Aristidh Ptosi në çello dhe në violinë Sihana Badivuku që pritet të realizohet me 5 tetor.

Talentët e rinjë do të jenë po ashtu pjesë e programit duke sjell koncertin “ New Spirist,voice and hopes”.

Ajo që e veçon programin këtë herë është edhe koncerti  për autizëm si një  mbështetje  të fëmijëve autik.

Kosova Kamer Fest 2022 do të sjellë në skenë muzikantë nga Shqipëria, Bullgaria, Franca, Spanja, Finlanda e Zvicra dhe do të zgjasë deri me 1 dhjetor 2022.


MË SHUME NGA Kulturë