Themelimi i Institutit për krime të kryera gjatë luftës, i domosdoshëm
Foto: Donika Sherifi
Lajme

Themelimi i Institutit për krime të kryera gjatë luftës, i domosdoshëm

Donika Sherifi / RTK

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, prezente është edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha se ky mekanizëm shtetëror i ka munguar vendit edhe pse me vonesë themelimi i tij ishte i domosdoshëm.

Projektligji parasheh themelimin e Institutit, 1 janar 1998-20 qershor 1999.

“Ky mekanizëm shtetëror i ka munguar vendit dhe ishte i domosdoshëm për vendin edhe pse është me mjaftë vonesë”, tha ai.

Kurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shtoi se një nga prioritet e qeverisë është adresimi i krimeve të luftës dhe finalizimi i këtij projektligji paraqet një ndër objektivat e qeverisë.

“Projektligji themelon institutin me qëllim të hulumtimit por edhe dokumentimit të shkeljeve të rënda dhe krimeve të luftës. Po ashtu do të merret edhe me krimet para e pas lufte me qëllim të pasojave të luftës dhe shkaqe e që kanë qua deri në fillimin e luftës”, tha ajo

Është hera e parë që me ligj po themelohet një institut sepse në vitin 2010 ishte një iniciativë të krijohet një ligj po nuk u bë, u shndërruar ne një divizion”, tha ajo.

Këtë projektligj, sipas saj, nuk mundet asnjë Qeveri që vije ta ndryshojë pavarësisht rrethanave.

“Do të bëhet në aspektin ushtarak, ekologjik e historik duke i bërë të dhënat të qasshme për publikun. Kanë kalua më shumë se dy dekada dhe ende s’kemi të dhëna zyrtare për krimet e luftës. Ideja ka qenë që institut të jetë në kuadër të ministrisë së drejtësisë po u vendos qe te bëhet në kuadër të kryeministrisë”, tha Haxhiu.

Themelimi i instituti, sipas saj, do ti kontribuojë për të ditur të vërtetën dhe të drejtën.

“Ky institucion është i rëndësishëm për prokurorinë speciale, për adresimin e krimeve të luftës dhe padisë për gjenocid prandaj mendoj që be këto dy aspekte do të ndihmojë që të bëhen të gjeturat”, tha ajo

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se vërtetë po përgatisin dokumente ose kanë në dispozicion materiale, që për 20 vite i mungojnë shtetit të Kosovës.

“Materiale që pasqyrojnë të vërtetën çka ka ndodh në luftën e fundit e për fat të keq, nga qeveria e vitit 2011 nuk ka pas produktivitet të këtij mekanizmi të ndërtuar në atë kohë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme